FOTO/ Ministri Petrit Malaj pret ambasadorin Bergner: Gjermania është partner strategjik për vendin tonë
Ministri i ri i Financave, Petrit Malaj priti këtë të martë në një takim ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner me të cilin vlerësuan forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Malaj u shpreh se Gjermania është një partner strategjik për vendin tonë. Ai theksoi se Gjermania është mbështetëse nëpërmjet financimeve direkte e një sërë projektesh në sektorë prioritarë, si: energjia, turizmi, infrastruktura, bujqësia, etj., me rol kyç në zhvillimin e qëndrueshëm dhe proceset integruese.
Postimi i plotë
Prita në një takim kortezie Ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë z. Karl Bergner, me të cilin vlerësuam forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Gjermania është një partner strategjik për vendin tonë dhe mbështetëse nëpërmjet financimeve direkte e një sërë projektesh në sektorë prioritarë, si: energjia, turizmi, infrastruktura, bujqësia, etj., me rol kyç në zhvillimin e qëndrueshëm dhe proceset integruese. Miradministrimi financiar i fondeve nga partnerët ndërkombëtarë dhe ndjekja me rigorozitet e proceseve është i rëndësishëm për vazhdimësinë e zbatimit të projekteve të përbashkëta.