FOTO/ Ministri Sofjan Jaupaj në SHBA: Pyjet aset kombëtar për klimën, biodiversitetin dhe ekonominë rurale
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj mori pjesë në Forumin e Kombeve të Bashkuara për Pyjet në Nju-Jork. Ai prezantoi vizionin dhe reformat që Shqipëria po ndërmerr për ta kthyer sektorin pyjor në një nga prioritetet strategjike të këtij mandati qeverisës. ”Pyjet nuk janë vetëm një pasuri natyrore, por një aset kombëtar për klimën, biodiversitetin, ekonominë rurale dhe të ardhmen europiane të vendit. Për këtë arsye, Ministria e Mjedisit ka nisur një transformim të thellë të sektorit përmes: krijimit të 4 Agjencive Rajonale të Pyjeve, ngritjes së Ndërmarrjes Shtetërore të Pyjeve, zbatimit të projektit “EU for Forests” me vlerë 16 milionë euro, rivitalizimin e fidanishteve shtetërore, zhvillimin e modeleve moderne të sekuestrimit të karbonit dhe ekonomisë së gjelbër”, tha Jaupaj në një postim në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH



