FOTO/ Nard Ndoka “qetëson” ambasadat: Distancohemi nga dhuna në familje
Selitë diplomatike kanë dalë një deklaratë për mediat ku dënojnë dhunë e ushtruar me 11 maj 2019 nga ana e protestuesve kundrejt institucioneve, por edhe forcave të policisë. Ambasadat amerikane, italiane, gjermane por dhe ajo britanike theksojnë se protestat duhet të jenë paqësore, ndërsa risollën në vëmendje se në protestën e 11 majit ku kishte dhe të plagosur.
Dhe për të ç’tensionuar klimën ka menduar kreu i PDK-së Nard Ndoka, i cili ironizon këto qëndrime në union në selive kryesore diplomatike në vendin tonë.
“Distancohemi nga dhuna në familje; ambasada e Kosovës në Tiranë”, shkruan Ndoka, teksa publikon një foto nga një lajm ku një burrë mësohet të jetë dhunuar nga gruaja e tij me shkopin e byrekut.

KOHA JONË SONDAZH

