FOTO nga protesta e banorëve tek Unaza e Re në Tiranë – Ja ç’ndodhi sot
Banorët e “Astirit” kanë vijuar protestën sot paradite pasi banesat dhe bizneset e tyre do u shemben pasi ndodhen në gjurmët e projektit të Unazës së Madhe.
Bllokimi i rrugës ka acaruar dhe shoferët. Njëri prej tyre ka goditur me grusht një nga kameramanët që po filmonte.
Shoferi i irrituar ka dalë nga mjeti dhe ka kërkuar që operatori mos të filmonte, pasi po bllokonte rrugën dhe më pas e ka goditur me grusht, si dhe i ka thyer kamerën.
Këto janë imazhet e fokusuara nga aparati i studios fotografike të lajmeve nga protesta e banorëve të Unazës së Re, zhvilluar paraditen e sotme:
KOHA JONË SONDAZH

