FOTO/ Një tjetër pacient shkon me barrelë në Infektiv, gazetarja tregon bisedën e burrit me gruan e dyshuar me COVID: Nëse e ke, e kemi marrë të gjithë
Një tjetër person i prekur nga COVID-19 është transportuar në ambientet e spitalit Infektiv, ku po trajtohen pacientët e tjerë. Në një lidhje live për ‘News24’ nga jashtë spitalit të kthyer tashmë në karantinë, gazetarja Aurora Golemi pohoi se personi në fjalë është i vetëdijshëm, (burrë) ndërsa është transportuar nga spitali “Shefqet Ndroqi” në Infektiv.
Po ashtu ajo ndau me publikun edhe rastin e një gruaje që kishte mbërritur pak më parë me ambulancë në këtë spital, ndërsa shoqërohej nga bashkëshorti i saj.
Golemi ka arritur të dëgjojë edhe atë çka ka deklaruar burri i saj pasi ka zbritur nga ambulanca, i cili nuk ishte i maskuar.
“Nëse e ke marrë, e kemi marrë të gjithë”, mësohet të jetë shprehur personi që shoqëronte gruan e dyshuar me COVID-19.