FOTO/ Pankartat në protestë, ironi me ”Besën” që kërkon Rama
Në protestën e 55-të të zhvilluar kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, qytetarët kanë zgjedhur t’i përgjigjen me ironi dokumentit të ri të prezantuar nga kreu i qeverisë përpara grupit parlamentar socialist.
Rama e ka quajtur dokumentin “Besa”, duke e përshkruar si një angazhim për një qeverisje më të afërt me qytetarët dhe me synimin që vendimet e ekzekutivit të mos shihen më si një “prerje në besë”. Pikërisht ky emërtim u kthye në objekt talljeje dhe kritike nga protestuesit. Përmes pankartave të tyre, ata përdorën fjalën “Besa” për të kundërshtuar deklaratat e kryeministrit dhe për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë.
”Jepi besën Ramës që të pasurohet Belinda e të ngrejë vila Zegjineja?”, ndërsa në një tjetër shkruhej: “O Ramzi, sa herë ende do të na presësh në besë?”.
KOHA JONË SONDAZH






