FOTO/ Pankartat në protestë, qytetarët thirrje Ramës: Reflekto dhe dorëhiqu
65 ditë protestë dhe protestuesit shprehën edhe këtë të hënë pakënaqësinë përmes pankartave dhe thirrjeve publike, duke theksuar se mobilizimi i tyre do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave. Me slogane si “Nuk dorëzohemi”, “Reflekto dhe dorëhiqu”, “Shpresa nuk vdes kurrë” dhe “Shqipëri e re”, pjesëmarrësit përsëritën vendosmërinë për të mos u tërhequr nga protestat. Përveç dorëheqjes së qeverisë, protestuesit kërkuan ndryshime në sistemin politik, krijimin e një qeverie tranzitore, si dhe organizimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike.
KOHA JONË SONDAZH




