FOTO/ Peleshi: Shqipëria merr drejtimin e Brigadës së Europës Juglindore SEEBRIG

Shqipëria merr sot drejtimin e Brigadës së Europës Juglindore SEEBRIG për herë të dytë si pjesë e procesit të Ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore SEDM.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në një postim në Facebook, shpreh kënaqësinë për vlerësimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Gjeneral brigade Bilbil Bitri do të jetë për një mandat 3-vjeçar Komandant i Brigadës së Europës Lindore, të dislokuar në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut.

“Suksese të përzemërta për gjeneral Bitrin, në këtë rrugëtim sfidues! Shpresëplotë që ai do vazhdojë të bëjë krenar vendin tonë dhe të përfaqësojë me dinjitet Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipëris”, shkruan ministri Peleshi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?