FOTO/ Pronari i hotelit në Shkodër ngre në këmbë policinë: Ejani urgjent, se më kanë vënë bombë, por…
Gjatë orëve të para të ditës së sotme pronari i një hoteli në Shkodër ka telefonuar policinë i shqetësuar, pasi dyshonte që i kishin vendosur bombë.
Me të marrë njoftimin dhjetëra furgona policie, bashkë me njësinë antieksploziv që ka udhëtuar nga Tirana drejt Shkodrës, kanë shkuar për të bërë verifikimet.

Por pasi kanë kontrolluar të gjitha ambientet e hotelit, policia ka deklaruar se bëhej fjalë për një alarm të rremë. “Nuk kemi gjetur asnjë sasi eksplozivi edhe pas kontrollit të imtësishëm që kemi bërë”,- thanë policët.

Nuk dihen ende arsyet që e shtynë pronarin e këtij hoteli të ngrinte në këmbë policinë.

