FOTO/ Protesta, lëndohet bashkëshortja e të ndjerit Sokol Olldashi. Reagon edhe Kryemadhi
Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë, Enkelejda Kela Olldashi, ka mbetur e lënduar gjatë protestës së zhvilluar ditën e sotme, ku ishte e pranishme në mbështetje të studentëve dhe kauzës së tyre për kushte më të mira dhe një të ardhme me dinjitet në Shqipëri.
Bashkëshortja e ish-deputetit të ndjerë Sokol Olldashi ndodhej në zonën e Rrugës së Durrësit, kur u përball me gazin lotsjellës të hedhur nga policia. Në pamjet nga protesta, pedagogia shihet duke lotuar, ndërsa të rinjtë i afrohen për t’i ardhur në ndihmë. Prania e saj në krah të studentëve ka marrë vëmendjen edhe të Monika Kryemadhit, e cila i ka kushtuar një mesazh publik, duke vlerësuar qëndrimin e pedagoges pranë të rinjve dhe larg angazhimit politik gjatë viteve të pluralizmit.
“Pedagoge Kela Olldashi, studentët të duan për atë që ti je. Unë të respektoj pafund për mirësinë dhe forcën që ti ke. Në 36 vjet ‘pluralizëm’, ke qenë larg politikës, pranë studentëve. Të adhuroj për forcën dhe moralin që ke ti si grua, si nënë, si vajzë dhe pedagoge e fëmijëve tanë. Kur ngrihet rinia, bie qeveria”,-shkruan Kryemadhi.
A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?
Results
Vota totale: 9953


