FOTO/ Protestuesi që sulmon gazetarët
Ndaj mediave e gazetarëve ka qëndrime armiqësore. Një protestues i cili është me hundën e fashuar ka shkuar deri në pikën sa t’u vërë ngjitës lenteve të kamerave, ndërsa edhe kërcënon gazetarët. Raportohet se kjo nuk është hera e parë pasi veprimet e tij vijojnë prej disa ditësh. Aktivisti Arben Kola u ka bërë thirrje të tjerëve për të shmangur sjellje të tilla. “Mos sulmoni mediat dhe gazetarët, nëse keni ndonjë gjë me mediat bëni pankarta”, është shprehur ai. Edhe ditën e djeshme, protestuesit sulmuan gazetaren e Top News, Keida Muka gjatë raportimit duke e shtyrë dhe lagur me ujë. /Report Tv/
KOHA JONË SONDAZH


