FOTO/ Punonjësit të SHISH i digjet makina, dyshohet se i është vënë eksploziv

Digjet automjeti i punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit në Elbasan. Burime nga policia bënë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë natën në Kryqëzimin e Cërrikut.

Të njëjtat burime theksojnë se makinës së punonjësit të SHISH me inicialet E.L., dyshohet se i është vendosur lëndë plasëse.

Automjeti ishte parkuar para shtëpisë, ndërsa nuk dihen ende autorët e kësaj ngjarje. Pasi u raportua për rastin policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave. ‘BalkanWeb’ mëson se punonjësi i SHISH është vëllai i një ish-oficeri policie që ka aktualisht një secyrity.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë
Njoftohemi se sot me date 29.12.2016 ne Lagjen “Sul Paprri” eshte djegur pjeserisht mjeti tip “Opel Corsa” me targa EL 7510 B ne pronesi te shtetasit L.L, 73 vjec banues ne Elbasan qe e kishte te parkuar para deres se baneses.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ndodhet ne vendngjarje dhe po punon per percaktimin e shkakut te renies se zjarrit.
/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?