FOTO/ Qytetarët refuzojnë ftesën nga Rama: S’ka dialog, Shqipëria është e jona
Sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë po mbahet protesta e tretë nga qytetarësh, të cilët shprehën kundërshtinë ndaj projektit të planifikuar për ndërtime në zonën e Zvërnecit.
Gjatë protestës, pjesëmarrësit mbajtën pankarta dhe thirrën slogane kundër qeverisë, duke e cilësuar projektin si të dëmshëm për mjedisin dhe trashëgiminë natyrore të zonës. Ata kërkuan anulimin e menjëhershëm të nismës, duke argumentuar se ajo rrezikon një prej zonave me vlera të veçanta natyrore dhe kulturore në jug të vendit.
Disa nga protestuesit shprehën pakënaqësi edhe ndaj kryeministrit dhe mënyrës së menaxhimit të projekteve të zhvillimit, duke e quajtur qeverinë përgjegjëse për vendimmarrje që sipas tyre nuk marrin parasysh interesin publik. Organizatorët e protestës deklaruan se do të vijojnë me tubime dhe forma të tjera reagimi nëse kërkesat e tyre nuk merren në konsideratë nga institucionet përkatëse.
KOHA JONË SONDAZH






