FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Rama pret me përqafime kryeministren finlandeze, Marin: E lumtur për marrëveshjen Roaming

Vijon pritja e liderëve të Europës në sheshin “Italia”, nga ana e kryeministrit Edi Rama për samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Kreu i qeverisë shqiptare priti me përqafime kryeministren finlandeze, Sanna Marin.

Dy homologët kanë përshëndetur njëri-tjetrin me përqafime ndërsa kanë shkëmbyer disa fjalë për disa minuta në tapetin e kuq. Në fjalën e saj para mediave, ajo u shpreh se do të diskutohen për shumë çështje ndërsa e cilëson të rëndësishme për jetën e qytetarëve marrëveshjen “Roaming”.

“Do të diskutojmë shumë çështje të sigurisë ambientale dhe të informacionit që është në kërcënim nga Rusia por do të diskutojmë dhe shumë çështje të tjera si energjetika dhe të tjera që kanë të bëjnë me qytetarët e thjeshtë si marrëveshja Roaming. Këto janë çështje të thjeshta por që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Jam shumë entuziaste dhe e lumtur për marrëveshjen Roaming që ul tarifat”, tha Marin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?