FOTO/ Reforma territoriale vijon dëgjesat, Mazniku në Gjirokastër: Bashkitë rol kyç për fondet e BE-së

Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale ka vijuar me dëgjesën e radhës konsultuese publike në Gjirokastër, ku ndryshe nga tensionet politike, atmosfera ka qenë e qetë dhe bashkëpunuese, duke nënvizuar gjërat dhe problematikat në shërbime dhe funksione të bashkive.

Bashkëkryetari i komisionit, Arbjan Mazniku u ndal te perspektiva europiane e vendit, duke theksuar se: “Në vitin 2027 ne synojmë të mbyllim negociatat me Bashkimin Europian. Më pas, në 2028–2029, ekziston një mundësi reale që Shqipëria të bëhet anëtare e BE. Në atë moment do të kemi mundësinë të tërheqim një sasi të konsiderueshme financimi përmes programeve të rëndësishme si ai i kohezionit dhe fondet strukturore. Por këto nuk janë para që vijnë vetë – kërkojnë struktura vendore të afta, me kapacitete njerëzore dhe menaxheriale të certifikuara nga BE”.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit politik, duke vlerësuar faktin që diskutimet po zhvillohen me pjesëmarrjen e të gjitha palëve. ”Ja kemi dalë mbanë pas një seri diskutimesh që të jemi bashkarish këtu me opozitën. Besoj shumë fort që një reformë e tillë mund dhe duhet të bëhet me bashkëpunim”,-theksoi Mazniku

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, njëri nga anëtarët e Këshillit Bashkiak vlerësoi klimën e dialogut duke thënë se “Është hera e parë që nga vitet ’90 që e majta dhe e djathta mblidhen në një sallë, pa sherre dhe pa tensione, për të diskutuar për diçka që na prek të gjithëve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?