FOTO/ Reforma zgjedhore, grupi i punës takim me delegacionin e OSBE/ODIHR

Anëtarët e tryezës katërpalëshe në kuadër të reformës zgjedhore po zhvillojnë sot një takim me përfaqësues të OSBE/OHDIR-it.

“Koha Jonë” ka siguruar foto nga takimi ku janë të pranishëm dy bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri dhe dy përfaqësues të opozitës jashtëparlamentare, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi.

Mësohet se ekspertët do të informohen në lidhje me ecurinë e deritanishme të draftit të reformës. Ekspertët e OSBE/ODIHR do të ndërhyjnë për pikat që palët nuk bien dakord, si dhe do të shikojnë nëse dokumenti që do të përgatitet nga pala shqiptare është në përputhje me rekomandimet e bëra nga ky institucion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?