FOTO/ Rihapet plotësisht pas rënies së gurëve aksi Elbasan- Librazhd, ARRSH: E kalueshme në të dyja drejtimet

Pas 2 orësh është normalizuar qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd- Elbasan pasi shirat shkaktuan rënie të gurëve.

Ekzaktësisht rruga u bllokua tek vendi i quajtur ”Kthesa e Murrashit” në Librazhd dhe fillimisht aksi u bë i pakalueshëm, më pas u hap njëri krah.

ARRSH informon se tashmë gjendja është normalizuar dhe aksi është i aksesueshëm në të dyja drejtimet.

SHKARKO APP