FOTO/ Samiti i BE-së në Tiranë, dekorohet Pallati i Kongreseve
Tirana është në këmbë për Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Pallati i Kongreseve po bëhet gati për të pritur Samitin që për herë të parë do të zhvillohet në vendin tonë.
Ambientet e brendshme janë mbushur me stenda dhe podiume, të cilat janë dekoruar me motive popullore shqiptare, por edhe ngjyrat e flamurit të Bashkimit Europian.
Punonjësit e Bashkisë Tiranë punuan edhe për pastrimin dhe dekorimin e ambienteve të jashtme të Pallatit të Kongreseve, duke vendosur vazo me lule dhe duke pastruar shkallët.
Punonjës të tjerë kanë hapur kanalet për kalimin e kabllove që do të duhen për sigurimin e infrastrukturës teknologjike për samitin një ditor.