FOTO/ Shqiptarët e Kosovës protestë paqësore në Austri, bëjnë thirrje: Qetësoni situatën

Situata në veriun e Kosovës, ka shqetësuar shqiptarët ane mbarë ku janë. Shqiptarët e Kosovës në Austri, dolën të dielën në një protestë paqësore në mbështetje të Kosovës përballë tensioneve që po kalon kjo e fundit me Serbinë. Qytetarët kanë kërkuar qetësimin e situatës dhe ndalimin e mbështetjes për autokratët.

Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç kanë shkuar në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës.

Situata është përshkallëzuar më 29 maj, ku grupet kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, ku rreth tridhjetë prej tyre kanë mbetur të lënduar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?