FOTO/ Tjetër lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra këtë herë (Detajet)

Të tjera lëkundje tërmeti janë regjistruar në vendin tonë. Pak minuta më parë një tërmet është ndjerë 6 km në veri të Lushnjës. Sipas IGJEUM, ky tërmet ishte me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter dhe thellësi 33 km dhe është regjistruar në orën 19:53. Në disa vende lëkundja është ndjerë nga qytetarët.

Kujtojmë se Shqipëria u trondit nga një tërmet i fuqishëm në datë 26 nëntor si pasojë e të cilit, 51 persona humbën jetën, ndërsa mijëra janë larguar nga banesat e tyre të dëmtuara. Sizmologët shprehen se pas-goditjet janë normale dhe do të vijojnë për disa muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?