FOTO/ Tubimi para Kryeministrisë për Kosovën, pjesë edhe këngëtarja e njohur

Një tubim paqësor është organizuar këtë  pasdite përpara Kryeministrisë në Tiranë. Një grup kryesisht të rinjsh që me flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe të SHBA-së protestuan në mënyrën e tyre për Kosovën. Tema e grumbullimit ishte pikërisht mënyra sesi po e trajton qeveria shqiptare çështjen e Kosovës, por në shesh nuk ka patur parrulla dhe as fjalime, por vetëm këngë patriotike dhe parrulla me domëthënie politike. Pjesë e tubumit ishte edhe këngëtarja nga Kosova, Vesa Luma dhe bashkëshorti i saj, reperi Big Basta.

SHKARKO APP