FOTO/ Vendi në krizë, Rama i ndërron makinat si “mbreti-gratë”, ja ‘Mercedesi’ i ri 150.000 euro që përdor

Shqipëria së fundmi po ndjen largimin e të rinjve në masë, si pasojë e varfërsië apo papunësisë, e ndërsa qeveria shpesh herë përfshihet në luks e komoditet. Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania faktin se kryeministri Rama sapo ka marrë një Mercedes të ri të tipit S Class S400, vlera e të cilit sipas tij është jo më pak se 150 mijë euro.

Siç shihet dhe në foto, Rama, duket se nuk është kursyer aspak për të shpenzuar këtë shifër marramendëse, në një kohë kur mijëra familje kanë mbetur pa një strehë mbi kokë për shkak të tërmetit dhe zgjidhja e problemit të tyre duket se është ende shumë larg.

Ajo që vlen të theksohet është se kohë më parë, vetë kryeministri Rama, iu kërkonte ministrave, deputetëve dhe krerëve dhe zyrtarëve të lartë socialistë, të mos bënin shpenzime luksi.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, të kapura screenshot nga videot live të tij, Rama ka ndërruar automjetin e tij Mercedes të tipit S500 të vitit 2015 me një mjet më të ri, më luksoz dhe sigurisht më të shtrenjtë.

“Pershendetje JOQ. Zoti kryeministri jone i nderuar i nderron makinat si ti doje qejfi i tij. Shikoni ai sapo ka marre Mercedesin e ri te tipit S Clas S400. Vlera e saj eshte te pakten 150.000€. Nderkohe qe ai para pak kohesh u thoshte ministrave dhe kryetareve te tij qe te mos benin shpenzime luksi por per vete nuk i kursen taksat e popullit. Nderkohe kjo ka qen makina e vjeter s500 e tipit 2015”, shkruan qytetari.

/Faxweb.al

SHKARKO APP