FOTO-VIDEO/ Ja rezervuari ku u mbyt 50-vjeçarja në Mallakastër, jetonte në kushte të mjerueshme, pamje të trishta

Gazetari i “BalkanWeb”, Ervis Kuçi, sjell pamje nga vendi ky u mbyt tragjikisht 50-vjeçarja Drita Saliaj, nga nipi i burrit të saj dhe dy shokët e tij.

Fotot tregojnë rezervuarin, ku u hodh gruaja nga Mallakastra, pasi nipi kishte shkuar për ta grabitur.

Ky i fundit, pasi kishte kuptuar se gruaja e ka njohur, e ka lidhur atë me litar dhe e ka hedhur në rezervuar më 5 janar, ku është gjetur e vdekur pas dy ditësh nga banorët..

Swiss Digital Desktop Reklama
Ja vendi ky i mbyt 50-vjeçarja në Mallakastër, jetonte në kushte të mjerueshme

Gjithashtu, gazetari Kuçi ishte dhe në banesën e viktimës, ku siç shihet nga pamjet, ajo jetonte në një shtëpi të vogël e të vjetër dhe në kushte të mjerueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?