FOTO-VIDEO/Ndërsa Basha fliste në protestë, bashkia pak metra me tutje prishte ndërtimet pa leje
Aktualitet E Mërkurë, 15 Shtator 2021 13:21
Ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij protestonin kundër projektit të Unazës së Madhe në afërsi të Astirit, vetëm pak metra më tutje Bashkia e Tiranës vazhdonte punën për prishjen e objekteve të pa leje.
Siç edhe shihet nga fotot, makineritë e rënda sot në mbrëmje kanë vijuar punën e tyre normalisht duke shembur një tjetër godinë dy katëshe të ndërtuar pa leje në gjurmën e Unazës së Madhe.

KOHA JONË SONDAZH

