FOTO-VIDEO nga protesta, qytetarët: Rama dhe Berisha të shkojnë në burg
Dita e 13-të dhe vijon protesta masive e qytetarëve që janë bërë bashkë edhe këtë të premte kundër projektit në Zvërnec, por edhe për keqqeverisjen. Thirrjen e tyre si nga dita e parë, janë ”Rama dhe Berisha n’burg”. Protestuesit u grumbulluan në sheshin ”Skënderbej” me pankarta në duar, ndërsa tashmë ndodhen përballë Kryeministrisë. ”Opozita është përpjekur të kapë protestën: por nuk do e prishë kurrë këtë magji të popullit”, u shpreh me megafon aktivisti Alben Kola. Thirrjet dhe mesazhet që vijnë nga protesta janë të ndryshme, siç shihen në videot e dërguara nga kryeredaktori i ”Koha Jonë”, Daniel Muçaku.
KOHA JONË SONDAZH



