FOTO-VIDEO – Shtëpia tre katëshe kthehet në laborator droge
Banesa ishte marrë me qera nga një person i cili është shpallur në kërkim ndërsa janë arrestuar 8 persona që mendohet se janë punëtorë në kultivimin e kanabisit.
Operacioni është koduar “Llampa” dhe janë ndaluar edhe dy punonjës të OSHEE-së.
Shtepia pershtatet si laborator droge
Bëhet fjalë për dy kate të një banese që janë përshtatur për përpunimin e drogës.
Policia e Fierit kishte marrë informacion se “në një banesë private tre katëshe në pronësi të shtetasit Piro Bare në lagjen “Kastriot” Fier, mund të zhvillohej veprimatri e paligjshme në fushën e kultivimit të bimëve narkotike”
Banesa është mbajtur nën vëzhgim në mënyrë të fshehtë dhe të pa ndërprerë dhe më pas është bërë ndërhyrja në të.
Operacioni i koduar “Llampa” u realizua në orën 17:00 të 14 prillit 2017.
“Si rezultat u bë e mundur kapja ne flagrancë e 8 personave, 6 burra dhe 2 gra, të cilët gjendeshin në ambientet e banesës tre katëshe në pronësi të shtetasit Piro Bare në lagjen “Kastriot”, ku në katin e dytë dhe të tretë të saj ishin duke kultivuar bimë narkotike” informon policia e shtetit.
Kultivimi i kanabisit ne 6 dhoma
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes policia konstatoi se në 6 dhoma me siperfaqe prej 220 metra katror, u gjetën të kultivuara 2784 bimë cannabiss sativa me lartësi që varionin nga 30 deri 80 cm. U gjetën 2820 kubik ku në shumicën prej tyre kishin mbirë fidane të dyshuar si bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva. Gjithashtu u gjetën edhe 167 bimë në proces tharjeje.
U sekuestruan dhe shumë sende të tjera si bidona plastik, tuba uji të përdorur për vaditje, llampa të posatshme për rritjen e bimës, gërshërë që shërbenin për kanabisin.
Arrestohen ne flagrance punetoret. Ne kerkim qiramarresi
Në momentin e ndërhyrjes, u kapën në kushtet e flagrancës dhe u arrestuan
1.Hiqmet Borova, 50 vjeç, banues në lagjen Liri Fier.
2.Fisnik Gorani, 27 vjeç, banues në fshatin Hoxharë, Fier.
3.Pajtim Muka, 53 vjeç, banues në lagjen Mbrostar Ferko Fier.
4.Florenco Cera, 24 vjeç, banues në lagjen Çelepias Berat.
5.Erald Buzi, 27 vjeç, banues në lagjen 15 Tetori Fier.
6.Klaudjo Borova, 27 vjeç, banues ne lagjen Liri Gero Fier.
7.Rozana Borova, 37 vjeçe, banuese në lagjen Liri Gero Fier.
8.Selvie Muka, 52 vjeçe, banuese në lagjen Mbrostar Ferko Fier.
“U bë shpallja në kërkim e shtetasit E. F i cili është personi që ka marrë me qera banesën për këtë aktivitet kriminal” informon policia.
Ndalohen dy punonjes te OSHEE
Gjithashtu janë ndaluar Ylli Kostandini me detyrë përgjegjës grupi elektriçistësh në ndërmarrjen OSHEE Fier dhe Alesio Hajderaj, me detyrë lexues i matësit të energjisë elektrike në ndërmarrjen OSHEE, Fier përgjegjës për lagjen Kastriot.
Po vazhdon kryerja e veprimeve proceduriale bashkë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për të bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.
/Oranews
KOHA JONË SONDAZH










