FOTO-VIDEO/Fluks i jashtëzakonshëm udhëtarësh në doganën e Muriqanit. Radhë kilometrike
Qytetarët që kanë kaluar sot në pikën kufitare të Muriqanit veç temperaturave të larta u duhet të përballojnë edhe radhët e gjata. Fluksi i madh i lëvizjeve në këtë pikë kufitare me Malin e Zi ka bërë që radha e automjeteve të arrijë deri në pesë kilometra, siç tregojnë dhe fotot dhe video ekskluzive që sjellë “Koha Jonë”.
Turistët dhe emigrantët që kalojnë në këtë pikë qëndrojnë 2-3 orë në radhë.
Sportelet në këtë doganë punojnë me intensitet të plotë, por fluksi i hyrjes së makinave është jashtëzakonisht i madh. Institucionet nuk kanë dhënë shifra të sakta për hyrjet e ditëve të fundit, por për një pikë u kalojnë mijëra qytetarë në ditë është nevoja që të shtohet personeli dhe numri i sporteleve.
Shumica e mjeteve janë me targa të huaja, gjë që tregon për turistë që vijnë drejt Shqipërisë. Kontakti i tyre i parë me Shqipërinë është radha e gjatë dhe e lodhshme në Muriqan. Derisa themi se Shqipëria e ka prioritet turizmin, institucionet duhet të kujdesen që vizitorët të mos vuajnë që sa hyjnë në tokën shqiptare.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=APBiiUvjDRs&feature=youtu.be” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

