Fotolajm nga protesta, pankarta me spec dhe flamuri amerikan
Mbështetës të Partisë Demokratike u mblodhën këtë të martë në një tjetër protestë kombëtare përballë Kryeministrisë, ku shprehën kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë dhe procesit zgjedhor. Gjatë tubimit u panë pankarta me mesazhe kritike, përfshirë një pankartë me figurën e një speci ku ishte shkruar slogani “karteli narko-elektoral”. Mes flamujve partiakë dhe atyre kombëtarë, në turmë u vu re edhe flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, simbol që është përdorur shpesh nga opozita për të theksuar mbështetjen ndaj vlerave perëndimore dhe demokracisë.
KOHA JONË SONDAZH





