Fotolajm nga Rama: Mexhelisi i Dibrës është kënaqësi më vete

Gjatë një takimi me qytetarë në Dibër, kryeministri Edi Rama u ndal te tradita e “mexhelisit” dibran, të cilin e përshkroi si një përvojë të veçantë dhe me vlerë kulturore.

”Ky vend po zhvillohet si asnjëherë më parë dhe mexhelisi i Dibrës është kënaqësi më vete”,-u shpreh ai, duke vlerësuar atmosferën e diskutimeve dhe pjesëmarrjen e qytetarëve.

Rama theksoi gjithashtu rëndësinë e projekteve të infrastrukturës dhe investimeve publike në zonë, duke shtuar se qeveria do të vijojë mbështetjen për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në veri të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi në Dibër është pjesë e turit të tij në qarqe, ku po prezantohen projektet dhe prioritetet e qeverisë për periudhën në vijim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?