Fotolajm: Salla e konferencës në Kryeministri, në pritje të Kerry-t

Kryeministri Edi Rama ka menduar që vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry ta shfrytëzojë për të inaguruar sallën e re të konferencave në kryeministri.

Pas mbërritjes në Rinas, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, do të zhvillojë takim në godinën e Kryeministrisë me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe Kryeministrin Rama.

Pas takimit me kreun e Qeverisë Shqiptare, Kerry dhe Rama do të dalin në një konferencë për shtyp. Në foton e publikuar, duket edhe salla ku do të zhvillohet konferenca e përbashkët.

SHKARKO APP