FOTOLAJM/Nis dëbora në vend

Reshjet e dëborës kanë zbritur gjatë natës në disa rajone të vendit dhe ka vështirësuar qarkullimin në disa akse. Në Shkodër, akset ku sasia e borës është më e madhe janë Kuben-Vasie (25 cm), ku qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë.

Në aksin Peshkopi-Qafë Drajë ka 25 cm borë dhe qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhirë. Reshjet intensive të borës që kanë përfshshirë Dibrën kanë arritur në 15 cm në qytetin e Peshkopisë, ndërsa në zonat e thella arrin 30-40 cm. Sa u përket rrugëve nacionale, megjithëse nuk janë lidhur kontratat për mirëmbajtjen dimërore, akset po mirëmbahen nga kompanitë që i kanë patur vitin e kaluar.

Në  aksin Ura e Cerenecit-Steblevë ka 15-25 cm borë dhe rrugët kalohen pjesërisht me zinxhirë; në aksin Qafë Bualli-Krastë ka 20 cm borë; në Rrugën e Kombit qarkullimi është normal në të gjitha korsitë. Është bërë pastrimi i borës dhe kriposja e rrugës, pasi një ditë më parë qarkulimi u bllokua për 30 minuta për shkak se makinat pa pajisje dimërore nuk kalonin dot zonën malore pranë Kalimashit. Sektori i Policisë Rrugore në Kukës u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes në aksin Tuneli i Kalimashit-Morinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në aksin Laç-Vau i Dejës-Fushë Arrëz ka 20 cm borë dhe qarkullimi bëhet me zinxhirë. Në aksin Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin ka 30-50 cm borë. Në Tiranë, në akset e Dajtit qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë për shkak të reshjeve të borës. Apelohet për kujdes në segmentin Qafë Priskë-Qafë Mollë. Edhe në rrugën Librazhd-Steblevë ka 10 cm borë dhe reshjet vazhdojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

bore-8 bore7 bore6 bore5 bore-4 bore3 bore2 bore-reshje1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?