Foto/Momenti kur vrasësi qëllon Elton Çiçon

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Rn8402wdxEo” width=”560″ height=”315″]

VIDEO/ Momenti kur vrasësi qëllon Elton Çiçon

Ky është momenti kur është vrarë Elton Çiço, në një lokal në Tiranë. Në foton e publikuar duket vrasësi që ka drejtuar armën drejt viktimës në mes të lokalit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në krah të djathtë të ekekutorit është personi i ulur me Çiçon, ndërsa pak më djathtas duket viktima, që është përpjekur të lëvizë me shpejtësi. Vrasësi ishte një person me trup të bëshëm dhe në kokë mbante një kasketë. Ai duket se ka ngritur pistoletën për të qëlluar ndaj Çiços, duke e lënë të vdekur. Pas këtij momenti lokali ka qenë në kaos dhe klientët kanë vrapuar për të dalë jashtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në lokalin ku ndodhi vrasja mbrëmë, në një nga tavolinat ka qenë edhe një deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Bëhet fjalë për deputetin e LSI-së Luan Rama, i cili para disa vitesh ka qenë ministër i Rendit.Policia ka pyetur disa prej dëshitarëve që kanë parë ngjarjen dhe po analizon kamerat e sigurisë.

Mendohet se pak para se ta vriste, autori e pyeti viktimën për emrin dhe pastaj nxorri pistoletën dhe e qëlloi me 2 plumba pistolete në kokë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?