Fotomontazhi/ Mazniku, aktorit Neritan Liçaj: Inati u zë sytë për të parë realitetin
Në përpjekjen e tij për të kritikuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, aktori Neritan Liçaj ka publikuar në faqen e tij në Facebook një fotomontazh për të cilin thotë se është shkrepur në një nga rrugët e Tiranës. Por, foton mjafton ta shikosh për pak sekonda për të kuptuar që jo vetëm nuk është shkrepur në Tiranë, por është edhe e modifikuar.
Siç shihet, në cepin e djathtë të fotos pretendohet të jetë në Tiranë, duket një godinë mbi të cilën gjendet një logo e kompanisë “Total”, një kompani franceze karburantesh e cila është shumë e përhapur në vendet e Afrikës, por jo në Shqipëri. Një tjetër detaj që e nxjerr zbuluar foton ka të bëjë me shtyllën që gjendet në mesin e rrugës: tabelës STOP i dallohet hija, por çuditërisht shtylla në mes të rrugës, me përmasa shumë më të mëdha, nuk ka hije. Kjo tregon se fotoja është e manipuluar.
Fotomontazhin e sjellë nga vendet e Afrikës për publikun shqiptar nga aktori Liçaj, e ka hedhur poshtë si te pavërtetë edhe Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, i cili në një koment të tijin ne faqen e aktorit e cilëson si budallallëk. “Neri, kjo është një nga rastet e qarta që inati u zë sytë për të parë realitetin, dhe çdo lloj budallallëku keni fiksim ti’a faturoni Bashkisë. Kjo foto NUK ËSHTË në Tiranë. Mjafton të shohësh që lart ne cep ka një ndërtesë që ka sipër logon e karburantit francez “Total”, i cili nuk është fare prezent në Shqipëri, e në Tiranë jo e jo”, sqaron Mazniku në profilin e aktorit.

KOHA JONË SONDAZH

