Fotot e aksionit të policisë ku u kapën 3.2 tonë hashash
Policia njoftoi sot se ka zhvilluar një operacion në zonën e Kurveleshit në Tepelenë, ku u sekuestruan 3.2 tonë hashash. 1 tonë lëndë narkotike shumica në formë boçe në proçes tharje në ne një stan dhe tënde në vendin e quajtur Llufë në malin e Kurveleshit.
Pjesa tjetër e drogës e prerë dhe e pa prerë e kultivuar në katër parcela. Kultivuesit nuk kanë mundur dot ta presin të tërë bimën narkotike të kultivuar. 2.2 tonë bimë narkotike canabis sativa e kultivuar në katër parcela. Lënda narkotike e thatë ,ajo në proçes tharje dhe ajo e kultivuar , pas kryerjes së veprimeve me grup hetimor u asgjësua ne vend me anë të djegies.
“Poseduesit e drogës kanë mundur të largohen në mal por janë të identifikuar nga ana jonë, 4 të rinj nga qarku Gjirokastër. Po vijon puna për kapjen e tyre”,-njoftoi policia.
KOHA JONË SONDAZH

