Fotot e para, të vajzës diplomate shqiptare pas skandalit me ambasadorin maqedonas

Si mund të bësh "karrierë" me shpejt? Leksionet më të fundit vijnë nga fusha e diplomacisë shqiptare. Një ambasador i Maqedonisë në një vend perëndimor ka jetuar në një lidhje dashurie me një kolege të re nga Ministria e Punëve të Jashtme.  Ambasadori është i martuar, ndërkaq gruaja e tij gjithashtu është në pushtet, edhe pse jo në ekzekutiv. Ambasadori është person i afërt me Nikolla Gruevskin.  Skandali është “zgjidhur” në atë mënyrë që dyshja e dashuruar është e ndarë në dy qytetet të ndryshme, edhe pse vazhdojnë të punojnë në shtetin e njëjtë europian.  Sipas burimeve në MPJ, bëhet fjalë për ambasador maqedonas, kurse diplomatja në fjalë është shqiptare.  Ky informacion nuk është i konfirmuar zyrtarisht. Burime shqiptare në MPJ thonë se pozita e diplomatëve shqiptarë është aq e margjinalizuar, saqë gjasa për të përparuar në karrierë kanë vetëm ato diplomate shqiptare që janë simpatike për shefat e tyre maqedonas. Ndërkohe, portali maqedonas, “domkaz.mk” ka publikuar një fotografi të një djali dhe një vajze dhe shtron pyetjen nëse ata janë ambasadori dhe diplomatja shqiptare të përfshirë në këtë histori.

SHKARKO APP