FOTOT/ Ndotje dhe plehra të hedhura në trotuar, shembulli që na vjen nga partia që pretendon të qeverisë vendin
Kosha të mbushur plot, karrige të thyera dhe plehra të hedhura në trotuar. Kjo ishte gjendja përballë selisë së PD pasditen e sotme, dy ditë pas përplasjes mes mbështetësve të Berishës dhe atyre të Bashës për godinën.
Me sa duket, drejtuesit e PD i kanë rënë shkurt dhe plehrat i kanë hedhur në trotuar, pak metra nga dera e selisë, pa menduar per ndotjen e mjedisit, edhe pse kazanët e bashkisë janë aty. Xhama, tavolina të thyera, gurë dhe shkopinj janë hedhur jashtë çdo norme duke pushtuar trotuarin ku kalojnë qytetarë të shumtë dhe nëna me karroca.
Është dashur ndërhyrja e Bashkisë së Tiranës për të rikthyer normalitetin, duke pastruar ato që mbetën nga dhuna e së shtunës mes Berishës dhe Bashës. Me sa duket, është kollaj të ankohesh për bashkinë, por ja shembulli i shemtuar që na vjen nga partia që pretendon të qeverisë vendin!