FOTOT/ Niset për në banesën e fundit Aneta Rama, Olsi fotografohet në “Range Rover”-in luksoz mes pak njerëzve të pranishëm

Faxweb.al ka publkuar pamjet nga kortezhi i Aneta Ramës, nënës së kryeministrit Edi Rama vdekja e të cilës u lajmërua mëngjesin e sotëm nga i biri përmes një statusi në Facebook.

Në pamjet e mëposhtme duket makina që do të bëjë përcjelljen e trupit të pajetë drejt varrezave të Sharrës, ndërsa është e mbuluar me kurora lulesh.

Në ceremoninë e përcjelljes, sikurse është lajmëruar edhe më herë nga familja Rama do të marrin pjesë vetëm të afërmit e ngushtë, ndërsa fotot e dëshmojnë prezencën e pakët të njerëzve, kjo për shkak të pandemisë.

Ndërkohë në mjetin që duket në njërën nga fotot  e mëposhtme, një ‘Range Rover’ luksoz, duket Olsi Rama, i cili është ulur në sediljen e parë të mjetit dhe shoqëron kortezhin mortor.

SHKARKO APP