Fotot/ Tmerrohen kalimtarët, gjendet një person i vdekur në kanal, dyshimet e para të policisë

Një person është gjetur i pajetë në një kanal në rrugën e Shëngjinit, në qarkun e Lezhës.

Trupi i viktimës është pikasur nga kalimtarë të rastësishëm, të cilët kanë njoftuar policinë.

Sipas të dhënave të para, viktima ende nuk është identifikuar.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe shkaqet e vdekjes. Dyshimet e para flasin për një vdekje natyrale, pasi nuk ka pasur shenja dhune në trupin e viktimës.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e policisë për ngjarjen, raporton Fax News.

SHKARKO APP