Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:09 Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve Elbasani përkujtoi sot, 11 Nëntorin, 82-vjetorin e Çlirimit të qytetit, në një ceremoni përkujtimore të zhvilluar pranë Lapidarit kushtuar 23 partizanëve të Brigadës së…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
FOTO+VIDEO/ Lulzim Basha pritet në Mirditë nga mijëra njerëz në mes të shiut

FOTO+VIDEO/ Lulzim Basha pritet në Mirditë nga mijëra njerëz në mes të shiut

Aktualitet
E shtunë, 17 Prill 2021 22:07
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, rrugëtimin jug-veri e ka përmbyllur në qytetin e Mirditës ku e priten mijëra njerëz në mes të shiut. Kryeministri i qeverisë së pas 25 prillit ishte sot në Jug të vendit dhe që nga mëngjezi e deri tani vonë në darkë zhvilloi takime të shumta, ku u prit në takime entuziaste. Po kështu Monika Kryemadhi u prit dje në Gjirokastër, kurse sot në Vlorë e Fier, ku mes shiut mijërat e mbështetësve donin ndryshimin e madh me 25 prill. LSI do ketë rezultate surprizë në këto zgjedhje.



Duke i konsideruar si zgjedhjet më vendimtare në Shqipëri, kreu i opozitës tha se 25 prilli do jetë dita me pjesëmarrjen më të madhe në historinë e vendit për ndryshim.

https://streamable.com/myk977

Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve në Mirditë

https://streamable.com/hidzxb

Mirëmbrëma Mirditë!

Rrugëtimi im, rrugëtimi ynë nga jugu në veri, nga Saranda në Tropojë më sjell këtë mbrëmje të bekuar këtu, në këtë tokë krenare, në këtë tokë të pamposhtme, me zonjave dhe zotërinjve, mes të rinjve dhe të rejave mirditorë. Këtij populli të pamposhtur e të pamposhtshëm. Mirditorët janë të famshëm për trimëritë dhe sakrificën e tyre ndër shekuj ata i kanë treguar këto vlera pushtuesve shtypësve dhe atyre që kanë dashur t’i shfrytëzojnë. Por ndër vlerat kryesore është ajo e qëndresës kundër shtypjes, e qëndresë kundër pushtuesit, e qëndresës kundër shfrytëzimit dhe sonte në këtë shesh shoh përfaqësuesit e kësaj race kalorsiake prijësesh gati për t’i prirë ndryshimit. Bashkë për ndryshim ju jeni fryma që i jepni frymë dhe jep ndryshimit të pandalshëm që po vjen. Dhe në këtë udhëtim të jashtëzakonshëm dhe të mahnitshëm, në këtë udhëtim anë mbanë Shqipërisë sikundër këtu dhe kudo në Shqipëri kam takuar dhe takoj të rinj të mrekullueshëm që nuk duan të largohen nga prindërit e tyre, nga dheu ynë i bekuar nga perëndia, por kërkojnë arsim, kërkojnë mundësi, kërkojnë punësim. Kam takuar dhe takoj nënat tona, bashkëshortet tona, motrat tona, vajzat tona duan dinjitet duan bashkëshortët e tyre në punë, fëmijët me dinjitet dhe arsim. Qytetarë që duan që Shqipëria të ecë përpara, shqiptarë që e duan Shqipërinë në Europë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dhe sonte nga Mirdita ju them vëllezër dhe motra ka një mundësi për t’i larguar këto, ka një mundësi për ta bërë këtë realitet, ka mundësi për këtë ndryshim. Kjo është në dorën tuaj. Ndjejeni zemrën e këtij populli fantastik, ndjejeni forcën dhe energjinë dhe të bëhemi të gjithë bashkë e të votojmë numrin 9 për ndryshim, numrin 9 për fëmijët tanë, numrin 9 për prindërit tanë, numrin 9 për ekonominë që sjell vende pune dhe paga dinjitoze, numrin 9 për të ardhmen tonë, numrin 9 për Shqipërinë në Europë. 8 vite të gjata si 8 dimra pa fund, si 8 dimra pa fund pushteti personal i një njeriu të u vu mbi interesat e të gjithë shqiptarëve. 8 vite me radhë premtoi pa fund dhe nuk realizoi as edhe një premtim të vetëm. Nuk e mbajti fjalën, e zhyti vendin në mjerim. Dështoi me turp dhe prapë ka guxim të vijë në Mirditë dhe t’ju kërkojë votën. Ka guxim të shkojë nëpër qytetet tona akoma pas 8 vitesh me projekte virtuale kur e ka lënë Shqipërinë, Mirditën, qytetet tona, si një vend pa qeverisje. Dështimi 8 vjeçar po troket përsëri në derë dhe kërkon që ju t’ia hapni dhe të ulet këmbëkryq edhe 4 vite të tjera në shtëpitë tuaja, në familjet tuaja. Mos ja hapni derën dështimit, kyçjani derën dështimit! Hapini zemrat për ndryshim!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ejani të bëhemi bashkë për një qeveri të të gjithë shqiptarëve. Ejani të bëhemi bashkë për një qeveri që do t’ju shërbej të gjithëve njësoj. Programi ynë do të mundësoj zgjimin kombëtar ekonomik, do të mundësojë mirëqenie për familjet, do të mundësoj që t’ju thahen lotët nënave tona nga emigracioni i pashpirt, i bijve dhe bijave tona më të mira, sepse në vend që të shkojnë drejt Europës dhe kurbetit, do të gjejnë në Mirditë, në Lezhë, në Shqipëri, mundësitë e mohuara për 8 vite. Por miqtë e mi, siç e dinë të gjithë shqiptarët, siç e dëshmon sonte Mirdita nga ky shesh, në këtë ditë që kam zgjedhur për t’u ndalur në 9 qytetet tona, në simbol të 9-tës për ndryshim, kështu siç e dini ju e di Saranda, kështu e di Vlora, e di Gjirokastra, Berati dhe Fieri, e di Koça, e di Kukësi, Tropoja dhe Dibra, e di Lezha edhe Shkodra, e di Durrësi dhe Tirana, se ora e ndryshimit po afron! E di dhe Edi Rama dhe ju e keni parë që edhe ai e ka mësuar se më 25 prill ai do të humb, e Shqipëria do të fitojë! Por dua ta dëgjoj edhe sonte, këtu nga ky shesh çdo shqiptareje dhe çdo shqiptar, që ka pritur të ndez shpresat e jetës, ndizini dritat e shpresës vëllezër dhe motra Mirditorë. Ndizini për familjet tuaja, për fëmijët tuaj, për të ardhmen e vendit, ndizini ju rini për prindërit tuaj, ju krenaria e kombit, krenaria e popullit. Unë kam shumë besim tek shqiptarët, kam shumë besim tek rinia dhe e di se këto do të jenë votimet më masive në historinë e Shqipërisë sepse këto janë zgjedhjet më të rëndësishme që nga ardhja e demokracisë sepse në 25 prill ju do ti përgjigjeni një pyetje të vetme edhe 4 vjet të tjera robër të dështimit apo bashkë fuqia, forca e ndryshimit të vërtet për çdo shqiptarë.

Mund t'ju interesojë

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Para 7 minutash
Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 41 minutash
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 58 minutash

E dëgjoj nga rinia, e dëgjoj nga pensionistët vendimin tuaj bashkë për ndryshim. Sepse ju e dini tashmë se qeveria që do zgjidhni nuk do jetë padrone por shërbëtor e juaj dhe ju them sot që unë do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve, shërbëtor i mirëqenies, i sigurisë, i demokracisë, sepse njësoj të gjithë duan të kthehet gëzimi në vatrat tona, duan të kthehet gëzimi në sytë e fëmijëve tanë, duan ti shohin prapë të gëzuar gjyshërit e gjyshet tona, nënat tona, bashkëshortet tona, vajzat tona, ndaj jemi të gjithë bashkë këtu. Një pyetje e vetme që do të marrin përgjigjen më masive më 25 prill për ndryshimin votoni numrin 9. Më 25 prill që Shqipëria, Mirdita të ecin përpara votoni numrin 9. Që Shqipëria të ecë drejt Europës votoni numrin 9! Bashkë për ndryshim! Shqipëria Fiton!

Etiketat e lidhura

bashaMirdite
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 7 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 14 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë
Para 16 minutash

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qi...

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 20 minutash

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.