Në një terren mjaft të vështirë, forcat zjarrfikse po bëjnë të mundur izolimin e vatres aktuale me mjete rrethanore pasi në brëndësi të pyllit nuk kanë mundur të depërtojnë mjetet zjarrfikse.
Nga ana tjeter, burime bëjnë të ditur se ditën e djeshme ka pasur vatra zjarri edhe në fshatin Miras,në afërsi të kufirit, por është lokalizuar dhe fikur në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse greke.