Franca kthen 49 shqiptarë që shkelën vizat “Shengen”, për 3 vjet s’do lejohen në BE

Në Rinas sot janë kthyer nga Franca në Shqipëri 49 shtetas shqiptarë të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në zonën Shengen.

Operacioni i riatdhesimit u zhvillua nga Policia e Shtetit Shqiptar, përkatësisht strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit, në bashkëpunim me agjensitë ligjzbatuese Franceze dhe FRONTEX.

Sipas Policisë, në bordin e avionit ishte dhe një përfaqësues i Avokatit të Popullit me qëllim monitorimin e respektimit të të drejtave të shtetasve që u riatdhesuan si dhe në përbërje të eskortës kishte dhe një mjek e një psikolog.

Nga shtetasit deportivë të kthyer, 25 prej tyre janë kthyer nga Franca, 4 nga Belgjika, 6 nga Finlanda, 7 nga Gjermania, 3 nga Spanja dhe 4 nga Italia. Të gjithë shtetasit e kthyer sot janë penalizuar për tre vjet mos të udhëtojnë drejt vendeve të hapësirës Shengen. 

SHKARKO APP