Francë, 25 vjeçari dënohet për heroinë: Veprova për të mbajtur familjen

Më 20 dhjetor, xhandarmëria në Albertville të Francës pikasi një makinë të parkuar anës rrugës pas asnjë person brenda saj.

Më vonë, konstatoi një të ri në pyll në përpjekje për të fshehur diçka prapa një peme.

Personi i arrestuar kishte me vete kishte edhe 10 mijë euro. Bëhet fjalë për shqiptarin Elsit Shahi, 25 vjeç, të cilit iu sekuestruan edhe 35 gram heroinë dhe 15 gram kokainë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai pranoi përfshirjen në trafikun e drogës kryesisht të heroinës, aktivitet që e kishte ushtruar muajin e kaluar duke dhënë edhe arsyet.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E bëra sepse jam i detyruar të ndihmoj familjen time. Si shumë shqiptarë, kam ardhur në Francë për të kërkuar punë, por nuk kam gjetur diçka të tillë”, ka deklaruar 25 vjeçari përpara prokurorëve.

Në fund, shqiptari u dënua me dy vite burg dhe një gjobë prej 6 mijë euro dhe ndalim të përhershëm në territorin francez.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?