Francë; Viktima e mbuluar me flamurin Shqiptar (FOTOLAJM)

Franca u trondit mbrëmë nga një sulm i cilësuar ”horror”, ku ka lënë të paktën 84 vitkima dhe qindra të plagosur. Në Nisë të Francës ka shumë shqiptarë dhe në një foto të publikuar nga mediat ndërkombëtare, shihet se si një nga viktimat është mbuluar me flamur shqiptar. Nuk dihet nëse viktima ka kombësi shqiptare apo ka qenë një shqiptar që në momentin e masakrës ka gjetur flamurin e tij kombëtar për të mbuluar trupin e pajetë. Ministria e Jashtme është shprehur se shqiptarët janë të sigurt dhe nuk ka viktima.

Liljana Berberi, e cila ka 3 vjet që jeton në këtë vend, ka qenë shumë pranë sulmit dhe ka rrëfyer atë çfarë ka parë dhe ka përjetuar së bashku me familjen e saj.

Në një lidhje telefonike për “Top Channel”, Berberi është shprehur se: “Situata në Nisë është shumë, shumë e keqe. Ishim bashkë me burrin tim dhe me miqtë tanë të dashur nga Strasburgu duke i parë fishekzjarrët. Po kalonim shumë, shumë bukur. Në momentin sa mbaruan fishekzjarrët, bëmë 50 metra duke dëgjuar muzikë e duke kërcyer të katërt dhe në atë moment burri im shikon një makinë policie edhe thotë ‘çfarë kanë këta policët që bëjnë kështu në mes të njerëzve me makinë?’ dhe në të njëjtën kohë i them që janë me antiplumb që po vrapojnë, diçka po ndodhë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas ajo ka shtuar: “Në vendin që ne ishim, dëgjuam të shtëna automatiku dhe nuk dinim nga të iknim, zbritëm poshtë te plazhi, njerëzit vraponin nga të gjitha anët, gra shtatzënë, fëmijë, trupa të prerë, zorrët jashtë. Kamioni ishte nga ata 18 tonësh dhe i mori të gjithë, të rinjtë me motor, skena lufte. Kisha mikeshën shtatzënë 5-muajshe dhe nuk dinim nga të shkonim”.
R.Sh

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?