Francesco Becchetti kërkon 1 miliardë e 580 milionë dollarë dëmshpërblim
E pabesueshme, porse sipas syri.net dhe Berishes ne adresen e tij ne facebook, Francesco Becchetti kërkon nga gjykata nderkombetare prej shtetit shqiptar shumen prej 1 miliard e 580 milione dollare.
Pronari italian i Agon Channel, Francesco Becchetti, edhe pse jashtë vendit, vazhdon gjyqin me Qeverinë Shqiptare në arbitrazhin ndërkombëtar.
Biznesmeni italian kërkon dëmshpërblim në shifra marramendëse nga shteti shqiptar. Plot 1 miliardë e 580 milionë Euro është vlerësuar nga avokatët të Becchettit dëmi i shkaktuar nga Qeveria Shqiptare.
Të njëjtat burime sqarojnë se ky dëshmpërblim kërkohet që të përfitohet përmes tre gjyqeve të ndryshme, që pronari i ‘Agon Channel’ ka me Qeverinë.
Konkretisht nga arbitrazhi i parë në Uashington, Becchetti kërkon 1 miliardë Euro; nga gjyqi i dytë 450 milionë Euro dhe i treti në Paris 130 milionë Euro. Ndërkohë, kujtojmë se në Janar të këtij viti, Qeveria Shqiptare pagoi edhe 2 milionë Euro të tjera avokatët e saj për të vazhduar betejën ligjore ndaj Francesco Becchettit.
KOHA JONË SONDAZH

