Frank “Rocky” Fiegel, personazhi i filmave për fëmijë, Popeye, ai ishte aq real sa dhe i vërtetë deri në fenomen
Nga Albert Vataj
Popeye është gjithnjë ai me llullë në gojë, ai që përfshihet në zënka detarësh për Olive Oyl dhe pikërisht atëherë kur gjithçka është kundër tij, spinaqi i jep superfuqi për të fituar. Kaq dhe ndoshta jo më shumë, por jo.
Popeye nuk ishte thjeshtë një personazh trill i filmave për fëmijë, ai ishte aq real sa dhe i vërtetë deri në fenomen.
Në universin e fëmijërisë sonë, ai ishte gjithmonë aty, një detar i rrëgjuar, me një sy të mbyllur, llullën gjithmonë në cep të buzës, dhe një fuqi që shpërthente sapo hante spinaq. Popeye the Sailor Man nuk ishte thjesht një karikaturë, ai ishte një arketip i së mirës që sfidon të keqen me humor, forcë dhe vendosmëri. Por ajo që shumë nuk e dinë, është se pas kësaj figure ikonike që ka shoqëruar brez pas brezi në ekranin e vogël, fshihet një njeri i vërtetë, me mish e kockë, me plagë të jetës dhe lavdi të heshtur, Frank “Rocky” Fiegel.
Në një kohë kur imagjinata dhe realiteti shpesh ndërthuren në mënyrë të padukshme, historia e Rocky-t është një nga ato raste të rralla kur miti buron nga jeta vetë. I lindur në vitin 1868 dhe me një jetë që luhatej mes detit, tavernave dhe zënkave plot shamatë, Rocky ishte një figurë legjendare në qytetin e vogël të Chester-it në Illinois, aq sa ndikoi drejtpërdrejt krijuesin e famshëm të stripit komik, Elzie Crisler Segar, për të lindur një nga personazhet më të dashur të kulturës pop.

Ky rikthim në shtjellim nuk është vetëm rikujtim nostalgjik i një heroi vizatimor. Është një zbardhje e një realiteti që frymëzoi një epokë të tërë të tregimit, një homazh për njeriun që sfidoi harresën dhe u bë, pa e ditur, një simbol ndërkombëtar i kurajos, besnikërisë dhe të padukshmes që bëhet e pavdekshme përmes tregimit.
Ai lindi në vitin 1868 në Poloni dhe, si fëmijë, emigroi në Shtetet e Bashkuara me të tijët, të cili u vendos në një qytet të vogël në Illinois.
Si i ri, Rocky i’u kushtua detarisë. Pas një karriere 20-vjeçare si marinar në Marinsat Tregtare, Fiegel doli në pension. Më vonë ai u punësua nga Taverna e Wiebusch në qytetin e Chester, Illinois si një badigard për të ruajtur rendin në barin e zhurmshëm.
Rocky shpejt zhvilloi një reputacion për të qenë gjithmonë i përfshirë në luftime (dhe zakonisht duke fituar). Si rezultat, ai kishte një sy të deformuar (“Pop-eye”).
Ai gjithashtu ‘gjithmonë’ pinte duhan me llullë, ndaj fliste gjithmonë nga njëra anë e gojës. Në kohën e tij të lirë si mbikëqyrës i qetësisë, Rocky do t’i argëtonte klientët duke i gëzuar me histori emocionuese të aventurave që ai pretendonte se kishte pasur gjatë karrierës së tij si marinar që kalonte ‘Shtatë detet’.
Krijuesi i Popeye, Elzie Crisler Segar, u rrit në Chester dhe, si i ri, takoi Rocky-n në tavernë dhe ulej me orë të tëra duke dëgjuar historitë e mahnitshme të detit të marinarit të vjetër.’
Vite më vonë, Segar u bë një karikaturist dhe zhvilloi një strip komik të quajtur “Thimble Theater”. Ai e nderoi Fiegel duke e pyetur nëse mund të modelonte personazhin e tij të ri të stripit, “Popeye the Sailor Man” pas tij. Natyrisht, Fiegel u kënaq dhe ra dakord.
Segar pohoi se ‘Olive Oyl’, së bashku me personazhet e tjerë, gjithashtu bazohej lirshëm në një person aktual. Ajo ishte Dora Paskel, pronare e një dyqani të vogël ushqimesh në Chester. Ajo me sa duket në fakt dukej shumë si personazhi Olive Oyl në komiken e tij.
Ai pretendoi se ajo madje vishej pothuajse në të njëjtën mënyrë gjithmonë.
Përgjatë viteve, Segar mbajti kontakte me Rocky-n dhe gjithmonë e ndihmonte me para; duke i dhënë atij një përqindje të vogël të asaj që fitoi nga ilustrimet e tij “Popeye”.
KUSH nuk i pelqeu karikaturat???
Ne i shikonim ata me kaq ëndje dhe emocion, sepse çdo histori kishte një fund të mirë…
Do të pyesni ju nëse fëmijët e këtyre ditëve e dinë se kush është Popeye?
Kush e dinte që ai ishte një burrë i vërtetë??
E kush e merrte me mend se historitë e tij të interpretuara në filmat vizatimor, janë pak a shumë histori të vetë Popeye.
Ai është i pavdekshëm për një brez dhe i panjohur për të sotmit.
KOHA JONË SONDAZH

