Fredi Beleri flet në Parlamentin Europian: S’ka anëtarësim të Shqipërisë në BE
Eurodeputeti grek, Fredi Beleri, nga Parlamenti Europian tha se Shqipëria po përballet me probleme serioze sa i takon shtetit të së drejtës. Sipas tij, Shqipëria ka probleme serioze në fushën e drejtësisë dhe të zbatimit të vendimeve gjyqësore.
”Shohim probleme në fushën e Drejtësisë dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore. Shohim vështirësi në zbatimin e vendimeve gjyqësore. Ne kemi një reformë në sektorin e Drejtësisë në Shqipëri dhe procesin e vettingut. Procedura e Vetting-ut në vetëvete ka pasur pika të dobëta.
Si pjesë e procesit ka pasur gjyqtarë të ndryshëm që janë përjashtuar nga procesi. Po ashtu ka edhe gjyqtarë të tjerë që kanë procese ligjore të hapura kundër tyre në shtete të tjera të BE-së. Ish-Presidenti i vendit duket se është prekur nga ky proces”, tha mes të tjerash Beleri.
Sipas Belerit, grupet kriminale po lulëzojnë në Shqipëri dhe po marrin toka me vendim të kryeministrit Edi Rama, për ndërtimin e resorteve luksoze. Për Belerin, Shqipëria nuk është gati për t’u integruar në BE. Ata që thonë se ‘Shqipëria është gati për anëtarësim në BE’, sipas Belerit kanë një imazh të gabuar të situatës.
KOHA JONË SONDAZH

