Fredi Beleri në burg, Dule: 15 policë gjyqësorë ishin në gatishmëri. Proces i motivuar dhe zbatuar politikisht

Sot në Athinë u mbajt një protestë pro Fredi Belerit, që fitoi zgjedhjet për bashkinë e Himarës, por që është në burg opër vjedhje të votës. Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule e quajti arrestimin dhe vendimin e djeshëm të marrë nga GJKKO si hallka të një procesi të iniciuar, motivuar e zbatuar me kritere politike.

Ai ka deklaruar se vendimi është dhënë nën mbikëqyrjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ka bërë edhe një rezyme të asaj se çfarë ka ndodhur deri në momentin e arrestimit.

“Beleri nuk duhet të ishte aty ku është, është kryebashkiaku i zgjedhur i pari i qytetit e duhet të jetë në bashkinë. Vendimi i djeshëm, ishte vetëm hallkanë radhës në një proces të iniciuar të motivuar e zbatuar me kritere politike. Nuk ishte rrufe në qiell të pastër. Gjithçka nisi me tubimin e Ramës në Himarë.

Procesi ishte politik nën mbikëqyrjen e Ramës. Kam më shumë prova për këtë se dosja kundër Belerit. Nuk ka asnjë provë dosja kundër Beleri, ndërkohë që unë kam. Kemi një debat i cili u zhvillua në nivelet e larta të policisë se si do të veprohej me arrestimin e Belerit. U orientuan të përdornin akuzën për shti-blerje votash. Kam informacione nga burime të besueshme që në kohën e duhur do të bëhen publike”,-tha në ”News 24”.

SHKARKO APP