Frenohet azili nga Covid-19/Shqipëria mban sërish rekord në rajon
Që pas shpalljes së pandemisë së Covid-19, lëvizja e lirë u kufizua, kufijtë u mbyllën dhe çdo rrugë u bllokua. Kjo situatë uli edhe fluksin e lëvizjes nëpër Europë të azilantëve.
Referuar një raporti të fundit të Zyrës Europiane për Mbështetjen e Azilantëve, muaji mars ka pasur gjithësej 581 kërkesa, me një ulje prej 50% krahasuar me muajin shkurt të këtij viti ku ka pasur 1124 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë. Reduktimi është akoma më i ndjeshëm krahasuar me marsin e një viti më parë, ku ka pasur 2158 aplikime, çka tregon një ulje me gati 80% të kërkesave.
Shqipëria sërish mban rekord në rajon për nga numri i lartë i aplikimeve dhe ndiqet nga Serbia me 207 këreksa në muajin mars. Refuzimi vazhdon të jetë i lartë. Vetëm gjatë muajit mars janë dhënë 782 vendime negative dhe vetëm 6 shqiptarë kanë marrë statusin e aziltantit.
Fillimi i këtij muaji ka shënuar një përgjysmim për muajt janar dhe shkurt ku regjistrohen 2246 aplikime, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të një viti më parë numëroheshin 4109 të tilla. Përgjatë muajit mars u paraqitën nga të gjitha vendet 34737 aplikime me një rënie të ndjeshme krahasuar me shkurtin ku kishte 61134 aplikime.