Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:35 Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet Të paktën 300 shkolla në Itali u evakuuan pas një alarmi për bombë të dërguar me email, njoftoi ministri i arsimit Giuseppe Valditara, i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Frenon rritja e pagave – Rroga mesatare mujore zbret në 51,900 lekë!

Aktualitet E enjte, 12 Dhjetor 2019 22:32
Frenon rritja e pagave – Rroga mesatare mujore zbret në 51,900 lekë!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Paga mesatare bruto në ekonomi pësoi rënie në tremujorin e tretë të vitit.  Mbështetur në të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të përpunuara nga Instat, paga mesatare ra në më pak se 51,900 lekë, rreth 700 lekë më pak krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Krahasuar me një vit më parë, pagat vazhdojnë të ruajnë rritje pozitive, megjithatë niveli i rritjes ka zbritur në 3.7%, nga 4.5% që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm. Edhe kjo rritje, në një masë të madhe, i detyrohet ndryshimit me ligj të pagës minimale, që në fillim të këtij viti u rrit nga 24 mijë lekë në 26 mijë lekë.

Ritmet më të ulëta të rritjes ekonomike këtë vit duket se po japin efektet e para edhe në treguesit e tregut të punës, duke frenuar rritjen e pagave. Shumë sektorë të rëndësishëm të ekonomisë shfaqën një rënie të këtij treguesi gjatë tremujorit të tretë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sektori që ofron pagat më të larta në ekonomi ngelet ai financiar, ku çdo i punësuar paguhet mesatarisht 100 mijë lekë në muaj. Por, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, paga mesatare në këtë sektor ka rënë me 13 mijë lekë, ndërsa krahasuar me një vit më parë paga mesatare është pothuajse në të njëjtat nivele.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E njëjta gjë ka ndodhur edhe një tjetër sektorë të shërbimeve me paga mesatarisht të larta, atë të informacionit dhe komunikimit. Paga mesatare mujore ra në 76,500 lekë, 10 mijë lekë më pak krahasuar me tremujorin e dytë.

Mund t'ju interesojë

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 20 minutash
Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next...

Para 25 minutash
Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Para 25 minutash

Rënia e ndjeshme e pagave u raportua edhe në sektorin e bujqësisë, ku paga mesatare ishte rreth 36 mijë lekë, 3 mijë lekë më pak krahasuar me tremujorin e dytë. Rënie të lehtë të pagës mesatare pësoi edhe sektori i ndërtimit.

Në këto kushte, rënie e pagës mesatare në ekonomi do të kishte qenë shumë më e madhe. Por, ajo që dha një efekt të ndjeshëm balancues ishte industria, dega me kontributin kryesor në punësim. Në industri, paga mesatare u rrit me rreth 500 lekë dhe arriti në afërsisht 42 mijë lekë në muaj.

Sektori publik vazhdon të ketë një nivel të pagës mesatare gati 40% më të lartë krahasuar me sektorin privat. Për tremujorin e tretë, paga mesatare në shtet arriti në 64 mijë lekë, ndërsa ajo në sektorin privat ra në rreth 46 mijë lekë.

SCAN

Etiketat e lidhura

rritja e pagave
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 11 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 19 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time
Para 20 minutash

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 25 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.