Frika e përmbytjeve, Xhaçka në argjinaturën e Çervenit
Forcat e Armatosura po vijojnë punimet për forcimin e argjinaturës së Çervenit në Fier, një zonë kjo e rrezikuar nga përmbytjet në sezonin e shirave. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zhvilloi sot një vizitë në Fier, ku inspektoi punimet që po kryhen në argjinaturën e Çervenit.
E shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, ministrja Xhaçka u njoh me ecurinë e punimeve dhe me impaktin që pritet të ketë kjo masë në parandalimin e përmbytjeve.
Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi informoi se “punimet po ecin shumë mirë dhe ka një bashkëpunim fantastik mes pushtetit vendor dhe FA”. ”Gjithçka kemi bërë deri tani dhe po bëjmë për të parandaluar përmbytjet jemi duke i parë sot bashkërisht në terren”, tha Subashi.
KOHA JONË SONDAZH

